Për volejbollistet italiane fitorja e katërt radhazi në Kampionatin

0%

Katër fitore radhazi. Italia mposht Sllovakinë 3:0 ((, , ) dhe konfirmohet në krye të Grupit D të Kampionatit Evropian të volejbollit për femra. Tani mbetet për t’u luajtur ndeshja e fundit për vendin e parë, nesër, të mërkurën, në orën , kundër Francës. “Fitorja ndaj Sllovakisë u arrit për vetëm 75 minuta.

Për këtë ndeshje, trajneri Velasco përsëriti zgjedhjen që kishte bërë edhe kundër Malit të Zi, duke u dhënë pushim disa lojtareve. Kësaj here pushuan Antropova dhe Fersino, ndërsa në vend të tyre luajtën Nervini dhe Spirito” , ka shkruar mes tw tjera emdia italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Në fillim, kombëtarja italiane pati më shumë vështirësi nga sa pritej për t’u shkëputur nga Sllovakia. Në mesin e setit të parë, Italia madje ishte në disavantazh të vogël, . Velasco ndërhyri dhe bëri disa ndryshime. Ai aktivizoi Giovannini në vend të Sylla-s dhe më pas përdori edhe zëvendësimin e dyfishtë që e ka përdorur shpesh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Seti i parë u mbyll pikërisht nga Adigwe, me një goditje sulmuese. Pasi gjeti ritmin e lojës, Italia u shkëput menjëherë në setin e dytë. Një rol të rëndësishëm pati edhe Egonu, e cila zhvilloi paraqitjen e saj më të mirë statistikore në këtë Kampionat Evropian deri tani: 19 pikë me 69% efikasitet në sulm. Në setin e tretë, Velasco vazhdoi rotacionin e lojtareve.

Në qendër ai aktivizoi Meli në vend të Danesi-t, por niveli i kombëtares italiane nuk ra. Italia e mbylli ndeshjen pas një gabimi të Sllovakisë. Edhe pse kjo ishte paraqitja më pak bindëse e italianeve deri tani në turne, një element që spikati ishte loja në bllok. Italia ishte shumë efektive dhe realizoi gjithsej 11 pikë nga blloku, prej të cilave 4 i shënoi Fahr.

Tani, për të siguruar vendin e parë në grup, mbetet edhe një kundërshtar i fundit për t’u kaluar: Franca. Më pas, duke filluar nga e enjtja, italianet do të mund të përqendrohen te 1/8 e finales, që do të zhvillohet në Brno të Republikës Çeke..

Burimi: Bota Sot