Pamje nga festimet, Dua Lipa shijon 31-vjetorin pranë bashkëshortit

0%

Dua Lipa ka festuar 31-vjetorin e saj të lindjes së bashku me bashkëshortin, aktorin Callum Turner, në një fundjavë romantike. Kjo ishte ditëlindja e parë e këngëtares që prej martesës së tyre në fillim të kësaj vere. Përmes një galerie të publikuar në Instagram, Dua ndau momente nga festimi, ku shfaqet edhe pranë Turner.

Në një prej fotografive, aktori e puth në kokë dhe e përqafon ndërsa të dy shëtisin në një fushë. Krahas fotografive, këngëtarja shkroi: “Fundjava e ditëlindjes. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe urimet! Gati për xhiron time të radhës rreth diellit… gjërat vazhdojnë të përmirësohen”.

Në një tjetër moment të festimit, Dua shfaqet duke fikur qirinjtë e një torte të bërë në shtëpi, mbi të cilën shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen beba”. Ajo më vonë pozoi edhe me një tjetër tortë, këtë herë me çokollatë. Çifti nuk ka bërë të ditur vendndodhjen ku e kaloi fundjavën, ndërsa Dua u pa në aeroportin JFK në New York të premten.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Festimi vjen disa muaj pas martesës së tyre, e cila nisi me ceremoninë ligjore në Old Marylebone Town Hall në Londër dhe vijoi me një festë tre-ditore në Palermo të Siçilisë. Dua ka folur më herët për marrëdhënien me Turner dhe mënyrën se si të dy arrijnë të balancojnë karrierën dhe jetën personale.

Ajo e ka përshkruar bashkëshortin si familje për të, duke theksuar se ata mbështesin njëri-tjetrin edhe në aspektin krijues. Ndërkohë, Turner ka folur hapur edhe për dëshirën për të krijuar një familje. I pyetur nëse familja do të ishte një prioritet për të në dekadën e ardhshme, ai është shprehur: “Sigurisht, po, jam 36 vjeç. Do të doja të kisha një familje dhe të rrisja disa fëmijë”.

Dua, nga ana tjetër, ka thënë më parë se do të donte të kishte fëmijë një ditë, por ka pranuar se kjo është një çështje që lidhet edhe me angazhimet e saj profesionale dhe turnet muzikore.

Burimi: Telegrafi