Moti nesër: Temperaturat deri në 33°C

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, më , pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 33°C. Era: do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi 1-8 metra për sekondë.

“Moti i nxehtë gjatë ditës mund të shkaktojë ngarkesë të shtuar termike te personat e ndjeshëm, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Rekomandohet shmangia e qëndrimit të gjatë në diell, konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve dhe kufizimi i aktiviteteve fizike në orët më të nxehta”- njofton IHK.

Sipas IHMK-së, temperaturat e larta dhe moti kryesisht i thatë do të favorizojnë pjekjen dhe përfundimin e fazave të zhvillimit të kulturave bujqësore, por njëkohësisht do të rrisin kërkesat për ujë. “Rekomandohet monitorimi i lagështisë së tokës dhe ujitja sipas nevojës, sidomos në kulturat që janë ende në faza aktive të zhvillimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në zonat ku mund të ketë reshje lokale, duhet pasur kujdes nga paraqitja e sëmundjeve dhe dëmtimet eventuale nga reshjet e mundshme”- thuhet në njoftim. Indeksi UV gjatë ditëve me diell pritet të jetë shumë i lartë, ndaj rekomandohet mbrojtja nga rrezatimi diellor, veçanërisht gjatë intervalit –.

“Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot kryesisht të qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat do të jenë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë të vitit, sidomos gjatë ditës.

Në pjesën e dytë të javës pritet një rritje e lehtë e temperaturave, ndërsa vranësirat lokale, veçanërisht në zonat malore, mund të kushtëzojnë reshje të izoluara”- përfundon njoftimi.

Burimi: Kallxo