Lilestrom jep njoftimin për stadiumin para ndeshjes

0%

Egnatia e mbylli me një barazim pa gola ndeshjen e parë ndaj Lilestrom në Rrogozhinë, të vlefshme për play-off të Ligës së Europës. Kjo do të thotë se rrogozhinasit do të duhet të sigurojnë kualifikimin në fushën kundërshtare, nëse duan grupet e këtij turneu. Por në stadiumin “Arasen”, ku luan ekipi norvegjez, e pret një atmosferë e flaktë.

Lilestrom ka bërë të ditur sot se janë shitur thuajse të gjitha biletat në impiant, me vetëm 400 të tilla që nuk kanë gjetur ende “pronar” për këtë sfidë që padyshim është e rëndësishme edhe për klubin në fjalë.

Stadiumi normalisht ka një kapacitet prej rreth 10500 spektatorësh dhe nëse vazhdon kështu, deri në ditën e ndeshjes, pjesa e vetme e stadiumit ku do të mund të shihen vende të lira do të jetë ajo e rezervuar për mbështetësit e Egnatias.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot