Kurti viziton familjen e policit të ndjerë Altin Kryeziu: Do të

0%

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen e zyrtarit policor të ndjerë, Altin Kryeziu, për t’u shprehur ngushëllime pas vdekjes së tij. Gjatë vizitës në familjen e Kryeziut, Kurti ka shprehur respektin për punën dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kurti ka thënë se Altin Kryeziu do të kujtohet gjithmonë si një zyrtar shembullor, i cili shërbeu me profesionalizëm dhe nder. “Altin Kryeziu do të kujtohet gjithmonë nga kolegët e shokët, miqtë dhe i gjithë populli si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm e nder për qytetarët e Republikës, sundimin e ligjit dhe interesin publik”, ka shkruar Kurti në librin e zisë.

Ai ka përfunduar mesazhin me një homazh për zyrtarin e ndjerë: “Përkulemi para jetës dhe punës së tij! U prehtë në paqe!”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi