Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të kufizohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora deri në , për shkak të temperaturave të larta të parashikuara.
“Temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të lejohet pa kufizime. Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.
