Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë kryesisht të shkurtra, sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Në hyrje dhe dalje, shumica e pikave kanë pritje prej 3 deri në 5 minuta . Pritjet më të gjata janë regjistruar në Dheu i Bardhë , ku në hyrje pritjet janë 5–10 minuta, ndërsa në dalje 15–20 minuta.
Në Jarinjë , në dalje pritjet janë po ashtu 15–20 minuta. Në Merdarë , pritjet në hyrje janë 5–10 minuta, ndërsa në dalje 10–15 minuta. Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare pritjet janë kryesisht 1–5 minuta. Sa i përket kolonave, në Dheu të Bardhë janë raportuar rreth 100 metra në dalje , ndërsa në Jarinjë rreth 150 metra . Në Merdarë kolona në dalje është rreth 100 metra.
Për kamionë, pritjet në të gjitha pikat e paraqitura janë kryesisht 3–5 minuta, pa kolona të raportuara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
