Përmes postimeve në rrjetet sociale, mbrojtësi i Kombëtares Andi Hadroj, ka njoftuar largimin nga klubi i Polissya, pjesë e Premier League ukrainase. Pas vetëm 1 sezoni e gjysëm, 27-vjeçari e ka mbyllur aventurën profesionale te ekipi i mësipërm. “Gjatë kohës sime në FC Polissya, kam ndarë shumë përvoja që do t’i kujtoj gjithmonë.
Jam mirënjohës ndaj të gjithëve në klub që më mbështetën gjatë gjithë këtij udhëtimi dhe veçanërisht ndaj z.Butkevych për besimin, mbështetjen dhe respektin e tij. I uroj klubit, lojtarëve, stafit dhe presidentit suksese të vazhdueshme dhe gjithë të mirat në të ardhmen. Faleminderit për gjithçka”, shkrimi i Hadrojt në Instagram.
Protagonisti në fjalë ka lënë “gjurmë” në futbollin shqiptar te Partizani, teksa fitoi titullin në edicioni 2022-2023, sikurse është pjesë edhe e Kombëtares.