E mitura bie nga kati i gjashtë i banesës në Pejë, dërgohet në QKUK

0%

Një e mitur ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga terasa e një banese në katin e gjashtë, në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë. Rasti ka ndodhur rreth orës , ndërsa Policia është njoftuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Sinjalin se e mitura fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com