Ilir Daja merr pozicionin e “komandantit” te Dinamos

0%

Ndërsa na ndajnë edhe dy ditë nga ndeshja Pafos – Dinamo, Play-Off i Conference League, klubi dinamovit tregon në rrjetet sociale se po stërvitet me intesitet të lartë, ndërsa në plan të parë është trajneri Ilir Daja. “Timonieri” i skuadrës kryeqytetase ka marrë rolin e “komandantit”, duke i vendosur lojtarët në radhë dhe ndarë detyrat për secilin.

Postimi shoqërohet me frazën: “Me sytë nga Qipro. Me zemër drejt historisë. Një tjetër natë europiane. Një tjetër betejë. Së bashku, ne ndjekim historinë”. Edhe pse në “letër”, Pafos vlerësohet “test” në dukje i “pamundur”, Dinamo tregoi ndeshjen e parë të mbajtur në “Elbasan Arena”, se mund ta përballojë shumë mirë kundërshtarin qipriot.

Nëse dinamovitët ia dalin të sigurojnë biletën për në grupet e Conference League, do të rezultojë historike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot