Dinamo “drithërohet” para ndeshjes së Europës, me kundërshtarët qipriotë bashkohet kampioni i PSG-së! Dinamo do të luajë në transfertë kundër Pafos ndeshjen e kthimit të vlefshme për play off-in e Ligës së Konferencës ditën e enjte, ora . Por kundërshtarët e tyre, qipriotët janë përforcuar para kësaj sfide të rëndësishme ku e para u mbyll 1-1.
Me Pafosin bashkohet kampioni që ka fituar çdo trofe të mundshëm me PSG-në. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Joram Zague. Lajmi u konfirmua nga vetë kampionët e Championsit përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai është huazuar për një sezon me opsion blerje deri në fund të sezonit 2026/27.
