Haxhiu: Komandant ‘Kumanova’, simbol i guximit e vendosmërisë

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar në 28-vjetorin e rënies Ismet Jasharin, i njohur si Komandant “Kumanova”, dhe bashkëluftëtarët e tij, Habib Zogaj dhe Nuhi Mazreku.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se ata ranë heroikisht në betejën e Luzhnicës, teksa po përpiqeshin të tërhiqnin trupat e bashkëluftëtarëve të tyre, Afrim Buçajt dhe Gani Kastratit, të rënë një ditë më parë.

Ajo e ka cilësuar Ismet Jasharin si një nga figurat më të shquara dhe më të nderuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e përshkruar si simbol të guximit dhe vendosmërisë. “28 vjet më vonë, liria që gëzojmë sot mban brenda saj peshën e sakrificës së bijve dhe bijave nga të gjitha trevat shqiptare”, ka shkruar Haxhiu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këtë ditë përkujtimi, ajo ka nderuar edhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, e cila pas rënies së Ismet Jasharit mori emrin e Komandant “Kumanovës”. “Lavdi Komandant ‘Kumanovës’ dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka përfunduar Haxhiu.

Burimi: Bota Sot