Ekskluzive | Ky është 24-vjeçari i arrestuar për vjedhjen

0%

Vjedhja spektakolare në një banesë në Prishtinë, ku dy persona të maskuar dyshohet se morën Rolex, stoli ari e diamante dhe mijëra euro para të gatshme, ka marrë një kthesë të rëndësishme pas më shumë se një muaji. Njëri nga të dyshuarit ka rënë në duart e Policisë, raporton ekskluzivisht Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i arrestuari është Visar Krasniqi, rreth 24-vjeçar, i cili ishte identifikuar gjatë hetimeve dhe më pas ishte shpallur në kërkim policor. Gjithçka kishte ndodhur natën e 15 korrikut, rreth orës , në një banesë në katin e nëntë të një objekti në rrugën “Bajram Murati”, në zonën e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Vjedhja spektakolare 90-mijë euroshe në Prishtinë – Rolex, diamante e para cash, pas më shumë se një muaji arrestohet njëri nga të dyshuarit Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, dy persona të maskuar dhe me doreza dyshohet se kishin hyrë në banesë dhe ishin larguar me gjësende luksoze dhe para në vlerë marramendëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetëm dy orët Rolex, sipas deklarimit të pronarëve, kishin vlerë rreth 50 mijë euro. Por “plaçka” nuk mbaronte me kaq. Të dyshuarit dyshohet se morën edhe 5 mijë euro cash, tre zinxhirë ari për qafë, pesë zinxhirë ari të orës, një zinxhir me diamante, një palë vathë me diamante dhe katër zinxhirë për meshkuj, njëri prej tyre po ashtu me diamante.

Nga banesa janë raportuar të vjedhura edhe tri parfume me vlerë rreth 400 euro. Sipas pronarëve, dëmi i përgjithshëm i shkaktuar arrinte në rreth 85 deri në 90 mijë euro. Rasti kishte aktivizuar hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, të cilët pas një serie veprimesh hetimore arritën të identifikojnë Krasniqin si njërin nga personat e dyshuar.

Ai ishte vendosur në kërkim policor. Më shumë se një muaj pas vjedhjes, kërkimi për të mori fund. Më 25 gusht, Krasniqi është ndaluar nga zyrtarët e Stacionit Policor Jugu dhe më pas është shoqëruar në ambientet e Njësisë së Hetimeve, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe në praninë e avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Visar Krasniqi është ndaluar për 48 orë. Hetimet për zbardhjen e plotë të vjedhjes dhe identifikimin e përgjegjësisë së personave të tjerë eventualisht të përfshirë po vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com