E mitura që ra nga kati i gjashtë i një banese në Pejë, nga QKUK

0%

Një e mitur e cila ka rënë nga kati i gjashtë i tarracës së një banese në Pejë, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

Sipas tij, e mitura ka pësuar politraumë dhe pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente, është transferuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës së Pediatrisë. “Është trajtuar në Qendrën Emergjente, politraumë e rëndë, gjendje e rëndë. Është transferuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës së Pediatrisë për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Syla.

Bie nga kati i gjashtë i një banese një e mitur në Pejë, dërgohet në QKUK – rasti po hetohet Rasti ka ndodhur sot rreth orës , në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë, ku e mitura ka rënë nga tarraca e banesës në katin e gjashtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se e lënduara fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas është transferuar në QKUK. “Sot rreth orës , Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën ‘Myrvete Maksutaj’ në Pejë. Një e mitur ka rënë nga tarraca e banesës (kati i 6-të).

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. E lënduara është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, e më pas në QKUK-Prishtinë”, ka thënë Rugova. Ndërkohë, hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në kuadër të DRP-së në Pejë janë duke hetuar rrethanat dhe mënyrën se si ka ardhur deri te rasti.

Burimi: Telegrafi