Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Gjilan, lëndohet motoçiklisti

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës në qytetin e Gjilanit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka thënë për Telegrafin se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan për trajtim mjekësor.

Osmani ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut, janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.

Burimi: Telegrafi