Bruno Fernandes shpallet lojtari më i miri në Angli

0%

Bruno Fernandes është shpallur Lojtari i Vitit nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Manchester United. Çmimi i është dorëzuar portugezit gjatë ceremonisë vjetore të PFA-së, ndërsa fituesi është përcaktuar përmes votave të vetë futbollistëve. Fernandes mposhti pesë rivalë të tjerë për këtë çmim.

Manchester City kishte dy përfaqësues në listën finale, Erling Haaland dhe Rayan Cherki, ndërsa Arsenal kishte numrin më të madh të kandidatëve, me Gabriel Magalhães, David Raya dhe Declan Rice.

Bruno Fernandes is the PFA Players’ Player of the Year 🏆 Voted for by the players. pic.twitter.com/CPkxcnVNVY — PFA (@PFA) August 25, 2026 Ky çmim kompleton një sezon të jashtëzakonshëm individual për kapitenin e Manchester United. Fernandes më herët ka fituar edhe çmimin zyrtar të Lojtarit të Vitit në Premier League, si dhe çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Futbollit (FWA).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu, portugezi ka triumfuar në të tre çmimet kryesore individuale për futbollistët në Angli, duke konfirmuar statusin e tij si një prej lojtarëve më të spikatur të sezonit 2025/26.

Burimi: Telegrafi