Anulohet protesta e punëtorëve të KEK-ut e paralajmëruar për të

0%

Sindikata e re e KEK-ut ka njoftuar se është anuluar protesta e paralajmëruar për në orën , të mërkurën, më , te Termocentrali Kosova dhe Kosova B. Kjo protestë u paralajmërua pas vdekjes së punëtorit të katërt brenda pak muajve në KEK dhe pas shqetësimeve për kushtet e punës dhe sigurinë e punëtorëve. “Mesazhi që dhamë sot në protestën në Prishtinë ishte i qartë.

Besojmë se serioziteti dhe sinqeriteti i Sindikatës së Re në mbrojtje të punëtorëve është kuptuar nga të gjithë. Kryesia ka vendosur që në javët që vijnë të mbajë takime me kryesitë e tri divizioneve. Prandaj, Kryesia ka vendosur që t’i anulojë tubimet e nesërme”- thuhet në njoftimin në Facebook të kësaj sindikate më .

Kjo sindikatë ka thënë se pas takimeve me menaxhmentin dhe Bordin e KEK-ut, ka vendosur që të kontribuojë në Task-Forcë, për siç kanë thënë ata, të mirën e punëtorëve të KEK-ut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Duke marrë parasysh takimet e ngjeshura të këtyre ditëve, gjendjen në KEK, rëndësinë e vazhdimësisë së prodhimit dhe mirëqenies së secilit punëtor, si dhe angazhimin tonë për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve të punëtorëve, kemi vlerësuar se në këtë moment duhet të tregojmë përgjegjësi dhe maturi”- thuhet në njoftim.

Sindikata e re e Korporatës Energjetike të Kosovës, sot, më , ka zhvilluar një aksion simbolik në Prishtinë, me ç’rast ka njoftuar se i ka shpallur heronj punëtorët që sivjet humbën jetën aksidentalisht në vendin e punës.

Aksioni u zhvillua para Drejtorisë së Menaxhmentit të KEK-ut, në shenjë solidarizimi me punëtorët e KEK-ut dhe me familjarët e viktimave që humbën jetën gjatë punës në këtë korporatë. Nga muaji shkurt deri në muajin gusht kanë vdekur katër punëtorë nga aksidentet në vendin e punës në KEK.

Më , KEK ka njoftuar se një punëtor i saj në Obiliq ka vdekur si pasojë e kontaktit me tensionin elektrik gjatë punës. Ky ishte punëtori i dytë brenda pak ditëve dhe i treti brenda pak më shumë se një muaji, që ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në KEK. Më , Haxhi Gojnovci, punëtor në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit vdiq pas lëndimeve në punë.

Ndërsa më kishte vdekur edhe Milazim Binaku, punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), pas lëndimeve të marra gjatë punës në Fabrikën e Pajimeve Xehtare “Kosovamont”, në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ) të KEK-ut. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kishte njoftuar edhe në shkurt 2026 se një punëtor kishte vdekur në vendin e punës, pas një incidenti të rëndë.

Sipas të dhënave të Inspektoratit Qendror të Punës, nga viti 2023 deri në vitin 2026, 46 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës.

Burimi: Kallxo