Al Jazira nis kontaktet me Interin për mesfushorin kuqezi

0%

Klubi nga Abu Dhabi duket i interesuar seriozisht për lojtarin shqiptar që duhet të largohet nga zikaltrit deri në fund të merkatos. Hapet një pistë arabe tek Interi në lidhje me Kristjan Asllanin.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i kthyer në skuadër pas huazimeve te Torino dhe Beshiktashi, nuk është më në planet e trajnerit Cristian Chivu, kështu që objektivi i drejtuesve zikaltër është për ta shitur përfundimisht para se të mbyllet ky sesion veror i merkatos. Së fundi ka rënë poshtë pista e Monza-s dhe është hapur ajo jashtë Italisë.

Në gjurmët e Asllanit është vënë Al Jazira, që ka filluar kontaktet me Interin për ta marrë mesfushorin në huazim. Klubi zikaltër kërkon vetëm shitjen përfundimtare të lojtarit. Asllani vlerësohet 10-12 milionë euro dhe ditët në vazhdim priten zhvillime konkrete.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot