U vetëplagos derisa po pastronte armën, QKUK-ja jep detaje për

0%

Detaje të reja kanë dalë lidhur me personin që u plagos sot me armë zjarri në fshatin Vitomiricë të Pejës. Shefi i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur për Sinjalin se i plagosuri, i moshës rreth 47-vjeçare, është dërguar nga Spitali i Pejës në QKUK. Sipas tij, personi ka plagë nga arma e zjarrit, por për momentin gjendja e tij është stabile.

Ai po trajtohet në Qendrën Emergjente, ndërsa pritet të transferohet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejmë. Sipas Policisë, i plagosuri kishte deklaruar se ishte vetëplagosur derisa po pastronte një armë të gjatë, ndërsa rasti po hetohet. Po pastronte armën e gjatë, plagoset një person në Pejë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com