Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës në magjistralen Prishtinë-Podujevë. Raportohet se një këmbësor është goditur nga një veturë, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve të para, gjendja e këmbësorit është e rëndë ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.
Për disa momente, ky segment i rrugës ka qenë i mbyllur për qarkullim, ndërsa tashmë është liruar për kalim.
Burimi:
Bota Sot
