Një grua ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ndërsa bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur në një incident të ndodhur mbrëmjen e së dielës më , në fshatin Kërvasari të Malishevës. Ata janë gjetur të plagosur në një dhomë gjumi. Rasti është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës , ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. “Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi janë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarrit”- ka thënë Krasniqi.
Të plagosurve u është ofruar ndihma e parë mjekësore, pas së cilës janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rreth orës , Policia është njoftuar nga QKUK-ja se gruaja, e moshës madhore, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti si “Vrasje e rëndë”. “Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar” – ka bërë të ditur Policia.
