PDK, Aleanca dhe disa studentë dalin para qeverisë – kërkojnë prapë

0%

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës së bashku përfaqësues të organizatave të studentëve kanë mbajtur konferencë për media dhe aksion para hyrjes së qeverisë së Kosovës. Studenti Granit Spahiu ka thënë para mediave se kriza institucionale përveç politike, përbën edhe një porosi të keqe për një gjeneratë të tërë.

Ai ka paralajmëruar se studentët nuk do të qëndrojnë pafundësisht pasivë përballë bllokimit të institucioneve. “Ne na thoni çdo ditë: mësoni, punoni dhe ndërtoni të ardhmen këtu. Por si ta ndërtojmë të ardhmen këtu, kur ata që duhet të ndërtojnë të tashmen nuk po funksionojnë? Ne nuk duam privilegje.

Duam një universitet që na ec përpara, duam mundësi për të rinjtë, dhe duam institucione që punojnë. Duam edhe një shtet që nuk na detyron të largohemi, por na mundëson që të krijojmë të ardhmen këtu. Dhe ka diçka tjetër që dua ta them: Mos e nënvlerësoni asnjëherë studentin. Sepse shumë herë në historinë e këtij vendi, kur të tjerët kanë pritur, studentët gjithmonë kanë dalë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kur të tjerët kanë heshtur, vetëm studentët kanë folur. Dhe kur është dashur ndryshim, studentët gjithmonë kanë qenë aty.”- ka thënë ai. Spahiu ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të konstituohet dhe se nëse ka nevojë, studentët do të ngriten përsëri.

“Nëse dikush mendon se studentët do të qëndrojnë pafundësisht të mbyllur në bankat e tyre dhe të shohin se si shteti i tyre mbetet peng, ata nuk e kanë kuptuar studentin e Kosovës. Sepse ne nuk kemi ardhur këtu vetëm për të kërkuar të ardhme, kemi ardhur këtu për të kërkuar të na lejohet ta ndërtojmë atë.”- deklaroi ai.

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka kërkuar që institucionet të formohen dhe procesi të vazhdojë pa vonesa. “Sot jemi këtu pranë qeverisë, para qeverisë dhe abuzimi me shtetin po vazhdon, bllokada me shtetin po vazhdon. Ajo çka është e rëndësishme që ne jemi betuar si deputetë për ta mbrojtur kushtetutën dhe gjithmonë do të jemi në mbrojtje të kushtetutës.

Andaj nuk do të ndalemi derisa institucionet të formohen, qeveria të formohet dhe të vazhdojmë punën e të mos bllokohemi. Andaj ftoj edhe një herë zotin Kurti që të vjen në Kuvend, të formojë institucionet dhe të vazhdojmë punën tutje”- tha ajo.

Përparim Gruda, deputet i PDK-së, në anën tjetër ka thënë se problemet me moskonstituimin e institucioneve po ndikojnë edhe në mundësitë e punësimit të të rinjve. “Këta studentë që kanë ardhur sot duhet të kishin qenë fëmijë kur Albin Kurti ka fituar zgjedhjet në vitin 2020. Duhet të kishin qenë në gjimnaz ose në shkollë fillore. Sot janë studentë edhe shohin të vazhdojë e njëjta krizë.

Dikush që në vitin 2020 kur ka fituar Albin Kurti ka qenë nxënës, sot mund të jetë i diplomuar në universitet edhe pret të gjejë një vend pune. Në fakt e vetmja gjë që ju ka ofruar mbasi ka diplomuar është largimi prej Kosovës. 300 mijë njerëz e kanë lëshuar Kosovën për 5 vjet. Ky nuk është migrim, kjo nuk është lëvizje e njerëzve, kjo është zhvendosje masive e njerëzve prej Kosovës.

Dhe kjo ndodh sepse përveç qeverisjes, sot është përmbysur rendi kushtetues.”- ka thënë Gruda. Kjo parti po shkon të zyret e Qeverisë çdo mëngjes me fillim nga ora që nga për ta ftuar Kurtin të shkojë në Kuvend. Seanca konstituive e legjislaturës së 11-të ka filluar më e më pas ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më.

PDK në vazhdimësi i ka dërguar letra edhe kryesuesit të seancës konstituive Avni Dehari për të vazhduar seancën por që ai ka refuzuar pa pasur një marrëveshje politike mes partive, marrëveshje që zgjidh edhe çështjen e presidentit.

Në aktgjykimin e , gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.

Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja. Më , Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin në tavolinë me emra konkretë.

Burimi: Kallxo