Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë detaje për rastin në të cilin ka vdekur një grua ndërsa bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur në fshatin Kërvasari të Malishevës.
QKUK e ka konfirmuar se e kanë pranuar një grua 25-vjeçare pa shenja jete më , rreth orës ndërsa për bashkëshortin e saj, 26-vjeçar, ky institucion ka raportuar se është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente. “Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë. Për rrethanat dhe shkaqet e sakta të rastit, kompetente janë organet përkatëse të hetimit.
Stafi emergjent- QKUK, është duke ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe, në përputhje me procedurat në fuqi, do të bashkëpunojë me institucionet kompetente.” – njofton QKUK më . KALLXO.com raportoi për këtë rast, të cilin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Policia tha se burri dhe gruaja, çift bashkëshortor, janë gjetur të plagosur në një dhomë gjumi. Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës , ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi janë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarrit”- ka thënë Krasniqi. Të plagosurve u është ofruar ndihma e parë mjekësore, pas së cilës janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rreth orës , Policia është njoftuar nga QKUK-ja se gruaja, e moshës madhore, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
