QKUK-ja flet për Sinjalin për të plagosurin nga Malisheva: Gjendja e

0%

Gazeta Sinjali raportoi më parë për një ngjarje të rëndë në Malishevë, ku dy persona, një grua dhe një burrë, mbetën të plagosur me armë zjarri. Gruaja, e cila ishte në javën e 34-të të shtatzënisë, ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pavarësisht masave reanimatore të ndërmarra nga ekipi kujdestar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla. Syla ka bërë të ditur se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, burri i plagosur ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile. Ai është i intubuar dhe i lidhur me respirator, ndërsa i janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

“Dy të plagosur me armë zjarri nga Malisheva,një femër dhe një mashkull, femra shtatëzënë 34 javëshe, edhe për kundër të gjitha masave reanimatore të ndërmara nga ekipi kujdestar nuk ka mundur të ju përballojë plagëve dhe ka ndrru jetë në QE.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kurse burri është i intubuar, i kyqur në respiratorë,jonë kry egzaminimët e nevojshme,gjendja shumë e rëndë dhe jo stabile,nese mbijetonë nga plagët do të transferohët në MIQ”, tha Syla. Rrethanat e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar nga organet kompetente. Tragjedi në Malishevë: Gruaja vdes pas plagosjes me armë zjarri, burri mbetet i plagosur Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com