Pretendimet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagon

0%

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar ndaj pretendimeve se përfaqësues të ndërmarrjes publike “Trainkos” kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi, në kuadër të procesit për riparimin e vagonëve të trenit. Rizvanolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017.

“Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga Ministri Pal Lekaj. A ka qenë AAK-ja e bregosur për këtë çështje në vitin 2017 kur Ministri i tyre e prente shiritin për vagonët e riparuar në Serbi?”, ka shkruar Rizvanolli.

Ndryshe, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka deklaruar se e kishte informuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me kontratën për renovimin e vagonëve të Trainkos në Serbi, por se nuk kishte marrë asnjëherë përgjigje. Korenica: Kurtin e njoftova për renovimin e vagonëve në Serbi, zgjodhi të heshtë “E konfirmoj që nuk kam marrë përgjigje asnjëherë nga z. Kurti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç tij kam njoftuar edhe të tjerë, por kanë zgjedhur ta heshtin këtë tender korruptiv që ka cenuar edhe sigurinë publike”, ka deklaruar Korenica për Telegrafin. Edhe deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me vizitat e zyrtarëve në Serbi, duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të ndërmarrë veprime.

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas sulmit në Banjskë!”, Ramadani i kërkon Kurtit të marr masa Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka pretenduar se zyrtarë të lidhur me Qeverinë e Kosovës kanë vizituar Serbinë në vitin 2024, pas sulmit terrorist në Banjskë më .

Ndërkaq, zyrtari i Aleancës, Daut Haradinaj kishte thënë se përfaqësues të ndërmarrjes publike “Trainkos” zhvilluan një vizitë zyrtare në Serbi, në kuadër të procesit për riparimin e vagonëve të trenit.

Burimi: Telegrafi