Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se sot, më , është nënshkruar Marrëveshja për Financimin e Programeve të Banimit me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të udhëhequr nga ministrja në detyrë Fitore Pacolli.
Marrëveshja parasheh bashkëfinancimin e Objektit Ç, me vlerë prej 4.4 milionë euro, përmes kredisë nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës. Sipas Lushtakut, projekti është pjesë e programit të Banimit Social Adekuat dhe do të ketë prioritet për familjet e dëshmorëve të Komunës së Skenderajt.
“Ky është një obligim institucional dhe moral ndaj familjeve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës”- ka theksuar Lushtaku më Ai ka bërë të ditur gjithashtu se synim mbetet realizimi edhe i Objektit K, me të cilin do të përmbyllej kompleksi i banimit UÇK. Aktualisht i përfunduar është vetëm objekti në formën e shkronjës U – duke u përballur me vonesa e ndërprerje të vazhdueshme.
Në këto objekte parashihet të banojnë familjet e dëshmorëve të luftës.
