Përveç sheshit, lagjet tjera në Mitrovicë të harruara nga Komuna –

0%

Banorët e lagjes Bair në Mitrovicë, veçanërisht ata të rrugëve “Afrim Hajrizi” dhe “Gjon Buzuku”, kanë ngritur shqetësime për gjendjen e rrugës që përdoret çdo ditë nga nxënësit për të shkuar në Shkollën “Ismail Qemali”. Sipas banorëve, rruga është në gjendje të papastër dhe nuk është mirëmbajtur nga organet kompetente.

Ata thonë se gjendja aktuale paraqet shqetësim për sigurinë e nxënësve dhe banorëve që e frekuentojnë këtë pjesë çdo ditë. Banorët kërkojnë nga Komuna e Mitrovicës që të ndërhyjë sa më shpejt për pastrimin dhe rregullimin e rrugës, duke theksuar se bëhet fjalë për një nga rrugët e frekuentuara nga fëmijët gjatë rrugës për në shkollë.

“Fëmijët tanë meritojnë të shkojnë në shkollë të sigurt”, shprehen banorët, duke kërkuar reagim të shpejtë nga institucionet lokale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi