Pacolli dhe Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen 4.4 milionë euro për

0%

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për financimin e programeve të banimit, përmes së cilës do të mundësohet bashkëfinancimi i Objektit Ç në kuadër të kompleksit UÇK.

Marrëveshja është nënshkruar me ministren e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ndërsa vlera e projektit kap shumën prej 4.4 milionë eurosh, të kredituara nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.

Sipas kryetarit të komunës, projekti është pjesë e programit të Banimit Social Adekuat dhe do të jetë i dedikuar me prioritet për familjet e dëshmorëve të Komunës së Skenderajt. Ai e ka cilësuar këtë projekt si një obligim institucional dhe moral ndaj familjeve që, siç ka thënë, dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryetari ka bërë të ditur gjithashtu se synimi është që të realizohet edhe Objekti K, me qëllim të kompletimit të kompleksit UÇK dhe përmbushjes së zotimeve ndaj familjeve të dëshmorëve.

Burimi: Telegrafi