Irani ka paralajmëruar të hënën () anijet që shkelin masat e tij të tranzitit në Ngushticën e Hormuzit se mund të përballen me kufizime, përfshirë gjoba, ndalim, ose konfiskim, ka shkruar Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik në një postim në X, raporton Reuters .
Paralajmërimi rrit rreziqet për qiramarrësit dhe pronarët e anijeve, mjetet e të cilëve kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, rrugë ujore kyçe për transportin e lëndëve të energjisë në botë.
PGSA, organ i ri që Irani e ka krijuar me qëllim menaxhimin e ngushticës, ka thënë se pronarët e ngarkesave duhet t’i referohen një liste të azhurnuar të anijeve që konsiderohen se nuk sillen në përputhje me rregullat për udhëtimet që lidhen me Gjirin Persik.
Anijet që përfshihen në operacione duke përfshirë transferime nga anije në anije ose transbordim me anije që nuk përputhen me rregullat do të shtohen gjithashtu në listën e kufizuar. Anijet që kërkojnë heqjen e emrave të tyre nga lista e anijeve që nuk përputhen duhet të paraqesin kërkesë me shpjegime përkatëse tek autoritetet detare të Iranit, shkruhet në postim.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
