Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në

0%

Një punëtor ka humbur jetën të hënën në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punimeve në një objekt banesor në ndërtim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se për aksidentin është informuar rreth orës , ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, Inspektorati i Punës, eksperti i sigurisë në vendin e punës, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Drejtoria e Inspektimit e Komunës së Prishtinës. Si pasojë e lëndimeve të rënda, punëtori ka ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, një person me inicialet Xh.Sh. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas nenit 358 të Kodit Penal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes janë intervistuar dëshmitarët okularë, ndërsa hetuesit po vazhdojnë mbledhjen dhe administrimin e provave për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së kërkesës për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera kompetente, ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi