Mustafa bën thirrje për koalicion PDK- LVV: Koha për të lëvizur

0%

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për situatën politike në vend duke thënë se tani është koha për të lëvizur përpara. Ai ka thënë se PDK është balanca më e mirë përmes koalicionit për ‘përkujdesje dhe normalizim të shtetit’. “Koha për të lëvizur përpara është TANI!

Mbi bazën e rrënjëve tona të fortë dhe vlerave që na ngritën deri këtu, është koha të shkruajmë kapituj të rinjë suksesesh. PDK është balanca më e mirë përmes koalicionit për përkujdesje dhe normalizim të shtetit. Të mbrojmë shtetin, të luftojmë tjetërsimin e vlerave të tij dhe të ndërtojmë të ardhmen me vepra, përgjegjësi dhe rezultate konkrete” – ka shkruar ai.

“VV – PDK bashkë munden!”, ka përfunduar Rrustemi. Edhe me , Mustafa kishte ftuar kryetarin e kësaj partie, Bedri Hamzën, dhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të bëjnë koalicion për ‘mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës’.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, pas takimit të përfaqësuesve të partive parlamentare për përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit kishte thënë se qëndrimi i PDK-së mbetet i qartë: “Ne do të jemi në opozitë”.

E Bedri Hamza kishte deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit është shkelje e Kushtetutës, mosrespektim i aktit më të lartë juridik, cenim i demokracisë dhe marrje në dorë e institucioneve në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore. Ofertën e Kurtit për PDK-në ai e quajti joserioze dhe lojë për blerje të kohës. “Fare, fare s’ka seriozitet nga Kurti.

Ftesat janë për të blerë kohë dhe për t’ia faturuar fajin dikujt tjetër pse po shkojmë në zgjedhje. Nëse vendi shkon në zgjedhje, adresa është Albin Kurti dhe Vetëvendosje. Po hyjmë në një fushë të panjohur”- kishte thënë ai. Seanca kontituive e filluar më ende nuk ka përfunduar, pasi Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka propozuar asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Propozimi i kandidatit për Kryetar të Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës , zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është hapi i parë për konstituimin e Kuvendit dhe më pas të institucioneve të tjera, zgjedhjen e qeverisë dhe të presidentit (shih interpretimet e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ).

Burimi: Kallxo