Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua ka dorëzuar dekretin e shtetësisë së Kosovës ish-kongresistit amerikan Joe DioGuardi dhe bashkëshortes së tij, Shirley Cloyes DioGuardi.
Ceremonia është zhvilluar në mënyrë të veçantë, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre shumëvjeçar në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës dhe të çështjes së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi kanë qenë ndër zërat më të fuqishëm në Uashington në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës, si dhe në përpjekjet për afirmimin e pavarësisë së vendit. Pas përfundimit të takimit dhe ceremonisë së dorëzimit të dekretit, Haxhiu dhe DioGuardi pritet të mbajnë një deklaratë për media. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
