E rëndë: 18-vjeçari nga Kosova gjendet pa shenja jete në det në

0%

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin. I riu është gjetur pa shenja jete në ujë, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë sqaruar. Sipas raportimeve, po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur në det apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në ujë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com