Komuna e Skenderajt ka nënshkruar Marrëveshjen për Financimin e Programeve të Banimit për bashkëfinancimin e Objektit Ç, me vlerë prej 4.4 milionë euro. Marrëveshja është nënshkruar me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa financimi është siguruar përmes Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës.
Sipas njoftimit, projekti është pjesë e programit për Banimin Social Adekuat dhe do të ketë prioritet familjet e dëshmorëve të Komunës së Skenderajt. Ky projekt synon të ofrojë zgjidhje të banimit për familjet e dëshmorëve, si dhe të përmbushë një obligim institucional ndaj tyre. Komuna ka bërë të ditur se synon që të realizojë edhe Objektin K, me qëllim të kompletimit të kompleksit UÇK.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
