Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të

0%

Ky që shihni në foto është shqiptari Altin Allmuça, autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë. Fotot e siguruara nga korrespondenti i Top Channel Artur Bibe tregojnë autorin e vrasjes, që si fillim qëlloi për vdekje të dashurën e tij, 45-vjeçaren Lulieta Obzova dhe më pas u vetëvra. Sipas burimeve, Allmuça merrej me sportin e boksit.

Çifti nuk kishin lidhje martesore, por marrëdhënia e tyre ishte e shoqëruar me konflikte, gjë që bëri që autori, nga xhelozia, të qëllonte 45-vjeçaren dhe pastaj veten. Burimet i thanë Top Channel se çifti pati një sherr jashtë hyrjes së pallatit dhe në vazhdim 50-vjeçar nxori një pistoletë dhe shtiu disa herë me të mbi 45-vjeçaren, duke e lënë të vdekur në vend në korridorin e ndërtesës.

Pak më vonë, me të njëjtën armë i dha fund edhe vetes, duke u qëlluar në kokë. Arma u gjet nën trupin e viktimës, ndërsa mjeku ligjor që këqyri trupat tha se bëhet fjalë për ekzekutim dhe vetëvrasje. Në pallatin ku u gjetën viktimat ka kamera sigurie, të cilat kanë filmuar ngjarjen, ndaj tashmë policia nuk ka asnjë dyshim për autorësinë e ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mësohet se në zonë banonte vajza e 45-vjeçares, ndërsa deri tani nuk rezulton se bëhet fjalë për bashkëshortë, por për një lidhje me gjasa erotike që përfundoi me aktin ekstrem të vrasjes.

Burimi: Bota Sot