U mendua se do të kishte “derbi” shqiptarësh në ndeshjen Genoa – Napoli, e vlefshme për javën e parë në Serie A, sezoni 2026-2027. Por nuk ndodhi kështu. Trajneri i Genoa-s, Daniele De Rossi e la në stol Mario Mitajn, ndërsa shqiptari i Kosovës, Amir Rrahami ishte më i miri në fushë. Napoli fitoi 2:0, por detaji që ra në sy përkoi me paraqitjen “fenomenale” të Rrahmanit.
Qendërmbrojtësi i Napolit u kthye në “mur” për rivalët, e përkthyer me vlerësimin më të lartë sipas “Flashscore”, nota 9, madje më mirë edhe se “magjistari” i mesfushës, Kevin De Bruyne (8.6). Pas ndeshjes, Amir Rrahmani ka postuar në “story” e Instagram, foto përkrah Mario Mitajt, moment mjaft i veçantë mes dy lojtarëve shqiptarë.
