Tragjedi në Bardhosh | 56-vjeçarja bie në bunar në oborrin e shtëpisë

0%

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së shtunës në Bardhosh të Prishtinës, ku një grua 56-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në një bunar në oborrin e shtëpisë. Sinjali mëson se viktima është Fiknete Selmani , 56 vjeçare. Rasti është raportuar më 22 gusht, rreth orës , në rrugën “Skënderbeu”, çka ka aktivizuar menjëherë Policinë, Zjarrfikësit dhe Emergjencën.

Pas mbërritjes në vendngjarje, zjarrfikësit kanë ndërhyrë për nxjerrjen e gruas nga bunari. Pas disa minutash, ata kanë arritur ta nxjerrin trupin, por fatkeqësisht për 56-vjeçaren ishte tepër vonë. Ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e saj në vend.

Në kuadër të veprimeve të para hetimore, Policia ka intervistuar bashkëshortin e viktimës dhe një familjar tjetër për të siguruar informacione mbi rrethanat që mund t’i kenë paraprirë ngjarjes. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit është iniciuar “Hetim mbi vdekjen”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i cili pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes. Rrethanat se si 56-vjeçarja ka përfunduar në pus nuk janë sqaruar në informacionet fillestare, ndaj kjo pjesë mbetet objekt i hetimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com