Po hynte në Kosovë me 5,750 euro cash – në Jarinjë kapet i mituri që

0%

Një zhvillim i ri ka marrë hetimi për vjedhjen e rëndë në Borovo të Leshakut, ku Policia kishte identifikuar katër persona të dyshuar. I fundit prej tyre, një i mitur që ndodhej në kërkim policor, është kapur teksa po hynte në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinjë. Por arrestimi i tij ka nxjerrë në pah edhe një pistë tjetër.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për L.B. 17 vjeçar, i cili është arrestuar më 22 gusht nga Skuadra e Hetimeve Rajonale në Mitrovicën e Veriut. Gjatë kontrollit, të miturit i janë gjetur dhe sekuestruar 5,750 euro para të gatshme, përkatësisht tri kartëmonedha nga 500 euro, 10 nga 200 euro, 22 nga 100 euro dhe një prej 50 eurosh. Me vete kishte edhe 10 mijë dinarë serbë.

Dyshimet e hetuesve për prejardhjen e parave e kanë zgjeruar më tej hetimin. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 5,750 eurot dyshohet se janë vjedhur nga shtëpia e A. Vucinic, në një rast tjetër të raportuar më 20 gusht. L.B. ishte personi i katërt që Policia po kërkonte në kuadër të hetimeve për vjedhjen në Borovo-Leshak, ku nga shtëpia e Dj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mitrovic ishin raportuar të vjedhura rreth 12 mijë euro, 40 mijë dinarë serbë, 230 euro dhe dy zinxhirë ari. Një ditë pas raportimit, hetuesit kishin identifikuar katër të dyshuar: Nenad Veljovic , 20 vjeçar, Nikola Lesevic , 19 vjeçar, D.M. 17 vjeçar dhe L.B. 17 vjeçar. Tre ishin kapur, ndërsa L.B. kishte mbetur në kërkim.

Gjatë bastisjeve të mëhershme, te njëri prej të dyshuarve ishin gjetur 5,300 euro, të cilat dyshohet se përbëjnë një pjesë të parave të vjedhura nga shtëpia e Mitrovicit. Te një tjetër ishte sekuestruar edhe një fishek i kalibrit të vogël për pistoletë. Me kapjen e L.B. në Jarinjë, Policia tashmë ka siguruar të katër personat e identifikuar në kuadër të këtij hetimi.

I mituri është intervistuar në praninë e avokatit dhe përfaqësuesit ligjor dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, Prokurori ia ka ndërprerë masën e ndalimit 48-orësh edhe Nikola Lesevic, pasi ka vlerësuar se kanë pushuar arsyet për vazhdimin e mbajtjes së tij.

Hetimet vazhdojnë, tashmë jo vetëm për vjedhjen në shtëpinë e Mitrovicit, por edhe për prejardhjen e 5,750 eurove të kapura në Jarinjë dhe lidhjen e dyshuar të tyre me rastin tjetër të vjedhjes.

Ekskluzive | Zbardhet vjedhja e mijëra eurove në Leshak | Arrestohen të katër të dyshuarit – Policia gjen 5,300 euro gjatë bastisjes Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com