Gjashtë traktorë me dru pa dokumentacion konfiskohen në Ferizaj

0%

Policia e Ferizajt, në bashkëpunim me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës dhe Inspektoratin e Pyjeve, ka zhvilluar një aksion të përbashkët për kontrollin e transportit të masës drusore. Sipas komunikatës së Policisë Rajonale të Ferizajt, aktiviteti është zhvilluar më 23 gusht, duke filluar nga ora , në kuadër të patrullimit të përbashkët mobil “APK-Polici-Inspektorati i Pyjeve”.

Gjatë kontrolleve në tregun javor në fshatin Dardani të Ferizajt, janë identifikuar gjashtë mjete bujqësore, traktorë me rimorkio, të cilat transportonin masë drusore pa dokumentacionin përkatës. Me asistimin e zyrtarëve policorë, mjetet janë dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Ferizaj, ku është bërë matja dhe pranimi i masës drusore të konfiskuar.

Ndërkohë, zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pyjeve kanë përpiluar procesverbalet përkatëse të inspektimit dhe janë angazhuar për procedurat e mëtejshme. Policia Rajonale e Ferizajt ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet përkatëse me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprimtarive të kundërligjshme, përfshirë prerjen dhe keqpërdorimin e pyjeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi