Theu “arrestin e shtëpisë”, kreu pesë vjedhje, arrestohet 23-vjeçari

0%

Një 23-vjeçar i identifikuar me inicialet K. M. është vënë në pranga nga Policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar “HIJA”, pasi akuzohet se ka kryer një seri vjedhjesh në kryeqytet ndërsa duhet të qëndronte në shtëpi.

I riu, ndonëse ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dilte fshehurazi nga banesa dhe dyshohet se ka vjedhur në pesë biznese të ndryshme nga data 14 deri më 22 gusht. Kapja e tij u bë nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 në sheshin “Skënderbej”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Pamjet e kamerave të sigurisë nga një prej objekteve të goditura treguan se si i riu i maskuar arrinte të hapte kasat, mbushte qeset me para e produkte dhe shmangej përmes hapësirave minimale të dyerve për t’u larguar pa lënë gjurmë. Në vijim të aksioneve kundër krimeve ndaj pronës, Policia e Tiranës finalizoi edhe operacionin “Reaction”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përmes tij, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 arrestuan shtetasin Sh. J., 31 vjeç, i cili i kishte vjedhur me dhunë dy varëse një gruaje në rrugën e “Saraçëve”. Të dyja varëset e vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale.

Burimi: Bota Sot