Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për sot, do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit të ministrisë, në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora deri në , pasi temperaturat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32°C. Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të lejohet pa kufizime.
Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar.
