Çiklisti kosovar Albion Kastrati ka përmbyllur paraqitjen në disiplinën e kronometrit individual në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u renditur mes 20 më të mirëve. Në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare, Kastrati zuri vendin e 20-të, duke regjistruar një rezultat të rëndësishëm për paraqitjet e ardhshme në arenën ndërkombëtare.
Federata e Çiklizmit e Kosovës ka bërë të ditur se garuesit kosovarë do të rikthehen në shteg të hënën, kur do të zhvillohet gara e rrugës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
