Richarlison drejt largimit nga Tottenham

0%

Richarlison mund të largohet nga Tottenham këtë verë, pasi braziliani nuk duket të jetë më pjesë e planeve afatgjata të Roberto De Zerbit. Sipas Nicolò Schira, sulmuesi brazilian është i gatshëm të largohet nga Spurs, ndërsa klubi londinez po punon për afrimin e Omar Marmoushit, Savinhos dhe Cody Gakpos.

Tottenham tashmë është në negociata për Marmoushin dhe Savinhon, ndërsa interesimi për Gakpon mbetet gjithashtu aktiv. Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Spurs po synojnë një revolucion të madh në repartin ofensiv. Afrimi i këtyre futbollistëve do ta vështirësonte ndjeshëm hapësirën për Richarlisonin, i cili mund të bëhet i tepërt në skuadrën e De Zerbit.

Megjithatë, situata e brazilianit nuk është ende e vendosur. Vetë De Zerbi kishte deklaruar më herët se dëshironte ta mbante Richarlisonin, duke e cilësuar atë si një futbollist të rëndësishëm për ekipin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas humbjes 3:0 ndaj Brentfordit në ndeshjen hapëse të Premier League, Tottenham po kërkon të përforcojë edhe më shumë sulmin, ndërsa e ardhmja e Richarlisonit pritet të jetë një nga çështjet kryesore deri në mbylljen e afatit kalimtar.

Burimi: Bota Sot