RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin e

0%

Rinia Demokratike e Kosovës ka anuluar aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu. “Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju njoftojmë se anulohet aksioni simbolik i Rinisë Demokratike të Kosovës, i cili ishte planifikuar të mbahej sot, në orën , para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Aksioni është anuluar në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu.

Para se t’i bashkohej Policisë së Kosovës, Altini ishte aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës, prandaj ndarja e tij nga jeta na prek edhe më thellë. Me këtë rast, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e Altinit, për këtë humbje të rëndë”, thuhet në komunikatë.

Burimi: Bota Sot