Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Harry Kane, u shpall “Lojtari i Vitit” në Gjermani për vitin 2026, ndërsa Vincent Kompany fitoi çmimin e “Trajnerit të Vitit” pas një tjetër sezoni të shkëlqyer me skuadrën bavareze. Kane shënoi 61 gola në të gjitha kompeticionet – përfshirë Superkupën e Gjermanisë – duke ndihmuar ekipin të ruante titullin e Bundesligës dhe të fitonte Kupën e Gjermanisë.
Sulmuesi anglez mori më shumë vota (272) sesa bashkëlojtari i tij Michael Olise (203) në sondazhin vjetor të zhvilluar mes 659 anëtarëve të Shoqatës së Gazetarëve Sportivë Gjermanë (VDS) dhe të organizuar nga revista “Kicker”. Kompany siguroi pothuajse gjysmën e votave për çmimin e Trajnerit të Vitit, duke lënë pas fituesin e vitit të kaluar, Julian Schusterin e Freiburgut.
Florian Wirtz e kishte fituar çmimin e Lojtarit të Vitit vitin e kaluar.
