Atletico Madridi ka vendosur të mos negociojë më për largimin e Julian Alvarez, pasi afati i vendosur nga klubi për paraqitjen e një oferte zyrtare prej 150 milionë eurosh ka kaluar pa asnjë zhvillim konkret.
Sipas Diario AS, drejtori ekzekutiv i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin, kishte vendosur 20 qershorin si afat për Alvarezin dhe agjentin e tij, Fernando Hidalgo, që të sillnin një ofertë nëse sulmuesi dëshironte të largohej.
Edhe pse Real Madridi kishte bërë të ditur më 9 qershor se kishte paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh, sipas raportimit nuk kishte mbërritur asnjë ofertë me shkrim dhe nuk ishin zhvilluar negociata konkrete. Atletico e ironizoi situatën edhe në rrjetet sociale, ndërsa Alvarez kishte bërë të ditur se Barcelona ishte destinacioni i tij i preferuar.
Megjithatë, drejtuesit e klubit madrilen refuzuan të hapnin negociata me Barcelonën, pasi afati i 20 qershorit kaloi pa ndonjë ofertë zyrtare. Dy ditë më vonë, Alvarez shprehu publikisht dëshirën për t’u larguar, një qëndrim që nuk u prit mirë nga Atletico, ku deklaratën e tij e lidhën me “këshilla të gabuara” nga agjenti.
Sipas raportimit, Atletico e konsideron tashmë të mbyllur mundësinë e largimit të sulmuesit dhe ka paraqitur ankesa ndaj Barcelonës në FIFA dhe Federatën Spanjolle të Futbollit. Alvarez pritet tani të përpiqet të rikthejë marrëdhënien me trajnerin Diego Simeone dhe tifozët e Atletico Madridit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
