Ngërçi politik, dy aksione sot para Qeverisë

0%

Në një kohë kur procesi i konstituimit të institucioneve të Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar, Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar sot dy aksione simbolike para ndërtesës së Qeverisë. Aleanca do të zhvillojë aktivitetin e saj në orën , ndërsa Rinia Demokratike ka paralajmëruar aksionin për orën .

Të dy aktivitetet do të mbahen para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Megjithatë, në njoftimet e dërguara për media nuk janë bërë të ditura detaje rreth mesazhit apo qëllimit të këtyre aksioneve. Këto zhvillime vijnë pas zgjedhjeve të 7 qershorit, pas të cilave institucionet e Kosovës ende nuk janë konstituar.

Aleanca, njësoj sikurse PDK-ja, ka kërkuar vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të procesit. Në anën tjetër, Vetëvendosje ka deklaruar se fillimisht duhet të arrihet një marrëveshje për presidentin, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aleanca dhe PDK-ja kanë refuzuar ftesat e Vetëvendosjes për takime lidhur me situatën politike.

Burimi: Telegrafi