OBRM-PDUKM: Janë vendosur 28 linja të reja ajrore direkte nga

0%

Nga aeroportet e Maqedonisë janë vendosur gjithsej 28 linja të reja ajrore, duke krijuar më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët dhe duke e bërë vendin më të arritshëm për vizitorët e huaj, thuhet në komunikatën e partisë në pushtet, OBRM-PDUKM.

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit janë vendosur fluturime direkte drejt Parisit, Barcelonës, Lionit, Amsterdamit, Lubjanës, Madridit, Stokholmit, Këlnit, Barit, Pragës, Larnakës, Napolit, Budapestit, Algheros dhe Palermos.

Ndërkaq, linjat e reja nga Aeroporti i Ohrit e lidhin vendin me Stambollin, Bazelin, Larnakën, Madridin, Shtutgartin, Barin, Stokholmin, Katovicën, Vroclavin, Milanon, Bratislavën dhe Vjenën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas partisë, zgjerimi i rrjetit ajror do të ndikojë pozitivisht edhe në ekonomi, duke nxitur zhvillimin e turizmit, veçanërisht në Ohër, si dhe duke ua lehtësuar kompanive vendase lidhjen me partnerët dhe tregjet ndërkombëtare.

Nga OBRM-PDUKM theksojnë se zgjerimi i rrjetit të fluturimeve është pjesë e angazhimeve të Qeverisë për më shumë mundësi udhëtimi dhe lidhje më të fuqishme të Maqedonisë së Veriut me Evropën dhe botën.

Burimi: Telegrafi