​Një grua gjendet pa shenja jete në një pus, policia nis hetimet

0%

Një grua është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në oborrin e një shtëpie në Prishtinë. Sipas raportit të Kosovës, rasti është raportuar dje, ndërsa dyshohet se viktima ka rënë në bunar. Polica tha se trupi i viktimës është nxjerrë nga bunari nga njësiti i zjarrfikësve, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen. “Prishtinë / – NN.

Është raportuar se viktima femër kosovar dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) në oborrin e shtëpisë. Trupi i viktimës është nxjerrë nga bunari nga njësiti i zjarrfikësve, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institucionin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia e ka iniciuar rastin si “Hetim mbi vdekjen”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot