Një burrë është gjetur pa shenja jete. Ngjarja ndodhi të shtunën në banesën e tij në Gjakovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ”, thotë Policia.
Burimi:
Bota Sot
